Hamza për Kurtin: “Nuk shkon me kërku me urgjencë zgjedhje dhe me propozu datën më të vonshme”

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza ka thënë se si parti kanë propozuar 21 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, shkruan Reporteri.net.

Pas takimit me Osmanin, Hamza tha se Lëvizja Vetëvendosje në një anë kërkon me urgjencë mbajtjen e zgjedhjeve, e në të njëjtën kohë e propozon datën më të vonshme.

“Ne kemi pasur një bllokadë me krij8imin e institucioneve që bjen mbi barrën dhe përgjegjësin e VV-së dhe vendi ka nevojë që sa më shpejt të ketë institucoione. Nuk shkon njejtetn kohe edhe me kerku urgjencë edhe datë sa më të vonshme. Data tjetër që është përmend edhe data 28, më shumë kemi qenë për datën 21”, tha Hamza.

Hamza u shpreh se është optimist se pas zgjedhjeve do të ketë krijimin të institucioneve.

“Jemi të pergatitur si parti, do të garoj me një listë të mirë. Të gjitha veprimet janë bërë që të vijmë në një situatë në të cilën jemi tash”, tha Hamza.

“PDK, une si kryetar s’kemi vija të kuqe për asnjë subjekt politik, kjo s’dmth që ne nuk jemi më të afert më partitë që në të kaluaren kanë qenë në opozita”, tha Hamza./Reporteri.net/