Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë.
Ai tha se është optimist që ata do të lirohen, sepse kjo është e rëndësishme siç u shpreh ai, jo veç për historinë e vendit, por edhe për të tashmen e të ardhmen.
“Unë jam optimist që po vjen fundi i këtij procesi, që vendimi do të jetë lirues, që ata të lirohen prej kësaj barre, është tepër e rëndësishme kjo jo vetëm për historinë e Kosovës, por edhe për të tashmen e të ardhmen e Kosovës”.
“Ata nëse kthehen dhe angazhohen në politikë, ata janë në Partinë Demokratike të Kosovës, ata s’kanë ndërruar parti”.
“Mirëpo, e para është me rëndësi të lirohen, përtej arsyeve njerëzore, familjare, është në pyetje historia, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës, se s’ka si të jetë ndryshe dhe normalisht që vendimet i marrim na, përgjegjësitë janë tonat, ne jemi përgjegjës për vendimet tona dhe jam i bindur që do ta bëjmë më të mirën dhe do të mbërrijmë rezultat të mirë” , tha Hamza në “Rubikon”.










