Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se në takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka propozuar që emri i presidentit të përcaktohet nga PDK-ja, përndryshe nuk do të marrë më pjesë në biseda për këtë post.
Ai ka thënë se PDK-ja do të votonte kandidatët e dalë nga familja Jashari, por ka thënë se pas refuzimit të kësaj familjeje, PDK-ja ka propozuar që presidenti të zgidhet si propozim i PDK-së.
“PDK-ja ka përvojë të mjaftueshme dhe po qe se kish ardhur rendi për emrin e presidentes apo presidentit, do të kishim propozuar një emër dinjitoz”, ka thënë Hamza pa përmendur ndonjë emër.
“Nuk jemi dakorduar që presidenti të zgjedhet si propozim i PDK-së”, ka thënë ai.










