Hamza pas takimit me Kurtin: Interesi shtetëror mbi çdo kalkulim politik në zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti.

Hamza ka deklaruar se zgjedhja e presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të popullit.

“Zgjedhja e Presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë neve si përfaqësues të zgjedhur të popullit. Për këtë arsye, sot iu përgjigja pozitivisht ftesës së z. Kurti për të diskutuar për zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese. Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë. Për ne, interesi shtetëror është mbi çdo kalkulim politik dhe këtë standard e mbrojmë me vendosmëri”, tha Hamza.