Kandidati i PDK-së për Kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza, me të dalur nga mbledhja e mbajtur këtë të mërkurë në selinë e PDK-së, i është përgjigjur shkurtimisht pyetjes së gazetarit të Nacionales se ‘a janë të gatshëm për takim gjithpërfshirës?”,
‘Po jemi të gatshëm dhe e kemi kërkuar këtë nga Presidentja” .
Edhe në komunikatën e lëshuar nga PDK përmendet roli i Presidentes për zhbllokimin e situatës.