Kryetari i ri i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, ku u ndal edhe te zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai tha se data e zgjedhjeve përkon me periudhën kur diaspora kthehet masivisht në Kosovë, gjë që e sheh si një zhvillim pozitiv.
“Është shumë e rëndësishme që më 28 dhjetor do të kemi një numër të madh të mërgatës prezente në Kosovë. Ata janë kontribuues të mëdhenj, rreth 13% e bruto produktit vendor vjen çdo vit nga remitencat e tyre. Shpresoj që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar”, tha Hamza.
Ai shtoi se pret zgjedhje të organizuara mirë dhe me standarde të larta.
“Besoj se do të kemi zgjedhje të mira, të sigurta dhe me integritet. Ne, si Partia Demokratike e Kosovës, do të kontribuojmë për një fushatë korekte, me gjuhë të matur dhe me prezantim të qartë të programit tone”, thaa kryetari i PDK-së. /Klankosova.tv











