Bedri Hamza, i ftuar sonte në emisionin Politiko në Kanal 10, ka folur për premtimin e tij për rritjen e pagave.
“Çmimi i bukës, sheqerit, kafes, mishit, energjisë elektrike – kemi rritje prej 40 deri në 100%,” tha Hamza.
Ai tha se pavarësisht këtyre shtrenjtimeve nuk ka pasur rritje domethënëse të pagave në sektorin publik që nga viti 2013. Ai kujtoi se edhe më herët kur kishte dhënë këtë premtim i ishte thënë se FMN-ja nuk do ta lejonte.
“Po e kam bërë dhe i kam ndejt premtimit mbrapa. Jam i bindur që në pjesën e dytë të vitit qytetarët do t’i marrin pagat me rritje,” u shpreh ai.