Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se rritja e çmimeve në Kosovë ka qenë shumë e lartë në vitet e fundit, ndërsa pagat nuk kanë përcjellë këtë rritje, duke bërë që paratë të mos e kenë më vlerën e njëjtë.
I ftuar në T7, Hamza tha se vetëm në 4–5 vitet e fundit çmimet janë rritur nga 40 deri në 50 për qind, ndërsa për disa produkte rritja ka shkuar deri në 100 për qind. Ai veçoi energjinë elektrike si barrë të rëndë për qytetarët dhe bizneset.
“Çmimet kanë një rritje shumë të madhe. Energjia elektrike është një barrë për çdo individ, familje apo biznes”, ka deklaruar Hamza.
Ai foli edhe për gjuhën politike në Kosovë, duke vlerësuar se ajo ka qenë e ashpër dhe ka ndikuar në polarizimin e shoqërisë, gjë që sipas tij ka sjellë mosstabilitet politik. Hamza tha se vendit i duhet një gjuhë depolarizuese për të pasur efekt pozitiv në shoqëri.
Duke folur për investimet publike, Hamza kritikoi faktin se shumë projekte infrastrukturore janë nisur, por nuk janë përfunduar. Ai përmendi autostradën e Gjilanit, rrugët Prishtinë–Pejë, Prishtinë–Podujevë, Prishtinë–Mitrovicë dhe Dollc–Gjakovë, duke theksuar se disa prej tyre kanë vite që kanë nisur dhe ende nuk janë mbyllur.
“S’kanë përfunduar as projektet e nisura, e lëre më të fillohen projekte të reja. Rruga Prishtinë–Pejë është viti i pestë dhe ende nuk ka përfunduar, njëjtë edhe rrugët e tjera dhe autostrada e Gjilanit”, ka deklaruar Hamza.
“Çmimet kanë një rritje shumë të madhe, sidomos në 4-5 vitet e fundit, rritja çmimeve ka ndodhur 40-50%, ka produkte që janë rritur 100%. Energjia elektrike është një barrë për çdo individ, familje apo biznes”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se gjuha ka qenë mjaft e ashpër në skenën politike, duke polarizuar shoqërinë.
Kështu, ka shtuar e duhet gjuha depolarizuese në mënyrë që të ketë efekt të mirë në shoqëri në depolarizim.
“Mendoj që është mirë që gjuha me qenë depolarizuese, sepse ashpërimi i gjuhës ka ndikuar në polarizimin e shoqërisë, dhe kjo ka ndikuar në mos stabilitet politik”.













