Hamza: Konventa u thirr sipas statutit, dorëheqja e Krasniqit ishte vendim personal

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, deklaroi në “Pressing” se vendimi i Memli Krasniqit për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit ka qenë “ekskluzivisht i tij” dhe se ai nuk i kishte kërkuar një gjë të tillë.

Hamza shtoi se thirrja e Konventës është bërë në përputhje të plotë me statutin dhe rregulloret e brendshme të partisë.

“Nuk ka qenë kërkesë nga ana ime. Skemi mbërri që seriozisht me diskutu pozicionin kryeministër-kryetar. Vendimi ka qenë ekskluzivisht i Krasniqit që ta bëjë këtë veprim të përgjegjshëm mbi bazën e analizës së tij. E ka marrë vendimin. Nuk është që është pritur lehtë prej neve por e kemi respektuar. Kryesia dhe kryetari kemi vendosë që të thërrasim Konventë. Jo të ketë një ushtrues detyre të kryetarit apo diçka të ngjajshme, por të ketë një Konventë. Konventa është thirrur në përputhje me statutin dhe rregulloret e brendshme të partisë.” – tha Hamza.