Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është takuar sot me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ai ka bërë me dije se me Lladrovcin ka biseduar rreth mobilizimit të plotë për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe angazhimit për ta maksimizuar votën e qytetarëve në Drenas.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se PDK-ja në Drenas është e bashkuar, e organizuar dhe e gatshme për fitore.
“Sot në zyre e prita mikun tim, kryetarin Ramiz Lladrovci. Me Ramizin biseduam rreth mobilizimit të plotë për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe angazhimit për ta maksimizuar votën e qytetarëve në Drenas. Ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë, koordinim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi nga secili prej nesh. PDK-ja në Drenas është e bashkuar, e organizuar dhe e gatshme për fitore!”, ka shkruar Hamza.











