Hamza: Askush nuk do ta humbas pensionin kontributdhënës vetëm se nuk ka përmbushur 15 vite punë

Bedri Hamza, i ftuar sonte në emisionin Politiko në Kanal 10, ka prezantuar planin e tij për rritjen e pensioneve prej 70% si dhe përshkallëzimin e tyre, duke e konsideruar sistemin aktual si të padrejtë.

Hamza tha se shumë qytetarë nuk kanë përfituar pension kontributdhënës vetëm për shkak të mungesës së disa ditëve pune për të plotësuar kriterin e 15 viteve.

“Unë njoh plot njerëz që për një javë dite nuk kanë mundur që të realizojnë të plotë pensionin kontributdhënës. Kjo kategori do të përfitojë rritje dhe do të bëhet përshkallëzimi i pensioneve. Nëse me 15 vite pune përfiton 100% të pensionit, për 14 vite do ta përfitojnë 95%, me 13 vite pune 90% e kështu me radhë,” tha Hamza.

Bedri Hamza premton themelimin e Gjykatës së Punës, thotë se përparësi do i jepet sektorit privat