Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, i ka kritikuar disa ish-zyrtarë të LDK-së që janë hedhur në krah të liderit të VV-së, Albin Kurti.
Ai ka bërë me dije se është hipokrizi të mbash fotografinë e Ibrahim Rugovës në profil e të rreshtohesh me Albin Kurtin.
“Mbajnë fotografi të Presidentit Ibrahim Rugova në profilet e tyre, janë rreshtuar me Albin Kurtin dhe VV-në e tij, e qortojnë LDK-në dhe japin leksione rugovizmi. Është paradoksale kjo. VV-ja e Albin Kurtit e ka quajtur kolaboracionist Presidentin Rugova, liderin historik të LDK-së dhe Atin Themeltar të shtetit tonë. Kurti dhe VV-ja nuk e kanë festuar as shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008”, ka shkruar ai.



															








