Hamiti: Sloganet zgjedhore të VV-së flasin më së miri për karakterin anti-demokratik të kësaj partie

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar sloganet zgjedhore të VV-së.

Ai ka bërë me dije se ato flasin për karakterin anti-demokratik të parti së Albin Kurtit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar Qeveria e VV-së do të mbetet njollë në historinë e demokracisë së Kosovës.

“Krejt dhe drejt! – Cep më cep! – Mos lësho pe! Slloganet zgjedhore të VV-së flasin më së miri për karakterin anti-demokratik të këtij formacioni politik që i ka shkaktuar Kosovës dëme kolosale me pasoja largvajtëse. Qeveria e saj e Korrupsionit dhe e Propagandës do të mbetet njollë në historinë e demokracisë së Kosovës”, ka shkruar Hamiti.