Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me situatën në Kuvend, duke thënë se parlamenti i pakonstituar s’mund ta zgjedhë qeverinë e re. Ai ka thënë edhe se aktualisht s’ka funksionim kushtetues të institucioneve.
Hamiti, ka deklaruar se kuvendi nuk është konstituuar plotësisht, sepse s’ka përfunduar ende procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit.
Postimi:
Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk është konstituuar plotësisht, sepse nuk ka përfunduar ende procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit.
Kuvendi i pakonstituuar nuk mund ta zgjedhë Qeverinë e re.
Nuk ka aktualisht funksionim kushtetues të institucioneve, që duhet ta garantojë Presidentja e Kosovës.
[Shih nenin relevant të Kushtetutës së Republikës së Kosovës]:
Neni 84 [Kompetencat e Presidentit]
Presidenti i Republikës së Kosovës:
(1) përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë;
(2) garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë
Kushtetutë;
(14) cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të
koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit.