Hamiti: Kurti po e drejton Qeverinë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Albin Kurti po vazhdon të drejtoi Qeverinë e Kosovës në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se kjo qeveria po bën shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka pyetur se deri kur do të vazhdohet kështu.

“Deputeti Albin Kurti vazhdon ta drejtojë Qeverinë e Kosovës bashkë me deputetë të tjerë të VV-së, në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Shkelje e vazhdueshme, shumëmujore, e Kushtetetutës sonë. Deri kur?!”, ka shkruar ai.