Hamiti: Kosova e sanksionuar nga ShBA-ja dhe BE-ja është gjendja e re normale në vendin tonë

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Kosova e sanksionuar prej miqve është gjendja e re normale në vendin tonë.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me këtë gjendje të krijuar nga pushtetit aktual.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se pushtetarët aktual po i minimiozjnë këto sanksionet e ShBA-së dhe BE-së.

“S’janë gjë sanksionet BE-së. Kemi mbetur pa vetëm 600-700 milionë euro për projekte në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Udhëheqësit e Kosovës nuk janë prekur, ndonëse ndonjërin nuk e takojnë në zyrën e tij në Qeveri. S’është gjë sanksionimi i ri nga SHBA-të, aleati më i madh i shtetit të Kosovës. Thjesht është pezulluar Dialogu Strategjik. Dialogu taktik, kontaktet elementare vazhdojnë. Kur thua se s’janë gjë këto, efektivisht thua se do të vazhdosh kësaj rruge të konfrontimit me miqtë. Kosova e sanksionuar prej miqve është gjendja e re normale në vendin tonë të dashur!”, ka shkruar Hamiti.