Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se sanksionet e BE-së ndaj Kosovës i kanë vujtur qytetarët e Kosovës dhe jo pushtetarët.
Ai ka vlerësuar se kjo ka ndodhur për fajin e Albin Kurtit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se koha është qytetarët t’i sanksionojnë Albin Kurtin dhe VV-në.
“Sanksionet e ashpra të BE-së i kemi vuajtur dhe po i vuajmë ne qytetarët e Kosovës për fajin e politikave të mbrapshta të Albin Kurtit, të Qeverisë së Vetëvendosjes, dhe të shërbëtorëve të tyre të zellshëm. Koha është qytetarët t’i sanksionojnë Albin Kurtin, VV-në e tij, dhe të gjithë ata që janë rreshtuar me këtë formacion politik që nuk e ka dashur as e do, madje e përbuz shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai, duke shtuar se kjo duhet të ndodhë më 28 dhjetor.
“Kjo klikë pushtetore e pesë viteve të fundit, që i ka sjellë vendit tonë vuajtje e poshtërime, duhet të nxirret në opozitë me votë plebishitare. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe partitë e tjera shqiptare që e kanë bërë dhe e duan shtetin e Kosovës duhet ta bëjnë Qeverinë e re të vendit që e kthen atdheun tonë në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe të integrimeve euro-atlantike”, ka shkruar Hamiti.














