Hamiti: Dezertorët dhe të pabesët politikë janë të pakënaqur që s’po u bashkohen njerëz të tjerë në kauzën e tyre

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar ata që po largohet nga LDK-ja.

Ai ka vlerësuar se dezertorët dhe të pabesët politikë janë të pakënaqur që s’po u bashkohen edhe njerëz të tjerë në kauzën e tyre.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka treguar si cili është qejfi tyre.

“Dezertorët, të pabesët, lojcakët politikë janë të pakënaqur që s’po u bashkohen edhe njerëz të tjerë në kauzën e tyre ‘të drejtë’! Konvertitët kështu kanë qejf: t’i shtojnë radhët e veta”, ka shkruar Hamiti.