Hamburg-St.Pauli, një derbi që rrallë e gjen: “Mund të kishim shitur 300.000 bileta”

Ndonjëherë është e vështirë të gjesh një “cep romantic” në një futboll kaq të komercializuar. Sidoqoftë, ato ekzistojnë. Derbi i mbrëmshëm mes Hamburgut dhe St.Pauli (0-2) është një shembull i shkëlqyer.

Një rivalitet që dikur as nuk merrej parasysh. Në fillimet e Bundesligës lejohej vetëm një klub për qytet dhe ky vend ishte “i rezervuar” për Hamburgun. “Marrëdhënia jonë është normale”, – thoshte Volker Ippig, ish-lojtar i St.Pauli.

Un aficionado del Hamburgo enciende una bengala.

Politika i “vuri flakën” marrëdhenieje në vitet 80-të. St.Pauli u bë strehë për tifozët e majtë dhe alternativë, ndërsa mbështetësit më radikalë të HSV u afruan me ekstremën e djathtë.

Me kalimin e viteve, me të dyja tifozeritë kryesisht të majta, ishte topi që e thelloi armiqësinë e tyre. Rënia e Hamburgut më 2018 i barazoi forcat. Derbi “Clásico del Norte” me Werder Bremen u la pas, erdhi fuqia e një derbi që pas 14 vitesh u rikthye në Bundesligë.

Los aficionados del St. Pauli celebran con bengalas el primer gol.

Një pritje tepër e gjatë. “Mund ta kishim mbushur ‘Volksparkstadion’ 6 herë, pra të shisnim 300.000 deri 400.000 bileta”, – thotë Marius Westhoff, drejtor strategjie i Hamburgut. Ai nuk gabon. Një orë para ndeshjes, “Nordtribüne” ishte plot, me tifozët në këmbë.

Edhe 5.700 tifozët mysafirë (Bundesliga kërkon që të jepet 10% e kapacitetit për miqtë) dukeshin qartë. “St.Pauli është e vetmja zgjedhje”, – shkruhej në pankartën e tyre. “Bashkë kundër të gjithëve”, – ishte motoja e Hamburgut.

“Parashikoj një derbi konkurrues në fushë dhe miqësor jashtë saj”, – thoshte Christoph Romer, drejtor i Akademisë së HSV.

La celebración de los jugadores del St. Pauli con su afición al final del partido.

Kishte shtyrje, gola të anuluar dhe kartonë të kuq, asgjë jashtë normales, por siguria ishte totale. Për këtë u angazhuan 1.000 policë dhe 750 agjentë sigurie. Për më tepër, duke qenë një ndeshje me rrezik të lartë, alkooli nuk shërbehej. “Të etur për birrë”, – mund të lexoje në një tribunë.

Spektakli ishte në tribuna; banderolat, fishekzjarret… Tifozëria e St.Pauli shpërtheu me golat e Dzwigala dhe Hountondji. Tifozët vendas e përtypën me zor. “E dua Hamburgun tim, edhe pse kohët shpesh janë të vështira”, – thotë himni i klubit.

Në futboll ka ende vend për “romantikët” dhe derbi të tillë, që rrallë gjenden më.

The post Hamburg-St.Pauli, një derbi që rrallë e gjen: “Mund të kishim shitur 300.000 bileta” appeared first on Telesport.