Zyrtari i lartë i Hamasit, Mahmoud Mardawi, ka akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për vendosjen e kushteve të parealizueshme që, sipas tij, synojnë të pengojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza.
Sipas raportimeve të gazetës Haaretz, Mardawi ka deklaruar se Netanyahu po refuzon të pranojë disa nga elementët e marrëveshjes për të cilët më herët kishte dhënë miratimin.
Në një mesazh të publikuar në kanalin e tij në Telegram, Mardawi shkruan se Netanyahu po insiston në lirimin e vetëm dhjetë pengjeve, në vend të një lirimi të plotë dhe të menjëhershëm. “Netanyahu nuk dëshiron një marrëveshje”, theksoi Mardawi.
The post Hamas akuzon Netanyahun për pengim të marrëveshjes së armëpushimit appeared first on Kosovapost.net.