Halli i mërgimtarëve: Si u regjistruan kosovarët shtetas të Serbisë?

Problemin e njëjtë me Lavdërim Kamën,  rreth 18 vite e kanë ndarë edhe mbi 600 mijë shqiptarë të tjerë që jetojnë në Gjermani.

Edhe pse pa fajin e tij, për shkak të procedurave atje iu desh që të regjistrohet si shtetas i Serbisë.

Por,  ky u bë i pari në qytetin Papenburg që para dy jave e largoi atë, sipas udhëzimit të ri për të cilin njoftoi ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Për tu arritur kjo, dikush tha se u desh edhe të ngritët zëri në takimet me zyrtarët gjermanë.

Fajin për këto vite heshtje, Idrizi thotë se e ka diplomacia e vendit.

Një ish-diplomat kosovar që shërbeu në Gjermani ishte I njoftuar me telashet e bashkëkombasve të tij.

Deri tash nuk dihet numri i saktë i qytetarëve që i janë nënshtruar procedurës për ndërrim të statusit si shtetas të Serbisë në Gjermani.