Hallakamë në KQZ për asistencën e atyre që nuk dinë shkrim-lexim (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme janë raportuar disa raste ku qytetarë kanë hasur vështirësi të votojnë me asistencë në qendrat e votimit.

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka sqaruar se votimi me asistencë lejohet vetëm për persona me aftësi të kufizuara, me dëshmi mjekësore.

“Kam njohuri që në Gjakovë ka ndodhur një rast i tillë. Personat të cilët nuk dinë shkrim e lexim kanë të drejtë vote, por nuk kanë të drejtë të votojnë me asistencë. Asistenca mund të shkojë deri te kutia e votimit, por jo më tej, jo të votojë për ta”, tha Radoniqi në konferencë për media.

Ai shtoi se rregullat për votimin me asistencë kanë qenë të sqaruara që në raundin e parë dhe janë përfshirë në doracakët e trajnimeve për komisionet zgjedhore. /Klankosova.tv

The post Hallakamë në KQZ për asistencën e atyre që nuk dinë shkrim-lexim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.