Deputeti nga radhët e “Partisë Demokratike të Kosovës”, Xhavit Haliti, nuk pret angazhim të madh të diasporës në zgjedhjet e reja.
Haliti tha për “Front Online” se mërgimtarët janë dëshpëruar me Qeverinë “Kurti”.
“Diaspora ka votuar me shpresën që do të ndryshoj mënyra e funksionimit të qeverive. Dëshpërimi më i madh i diasporës është tek Qeveria aktuale sepse përveç fjalëve, parullave dhe hapjes së Kuvendit s’ka pasur tjetër gjë. Nuk pres angazhim të madh në zgjedhje të diasporës sepse nuk kanë interes”, tha Haliti