Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Albin kurti se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme do të zhdukej opozita.
Haliti tha për Front Online se Kurti ta heq merakun e opozitës e të jap dorëheqje.
Ai kryeministrin e ka krahasuar me Nastradimusin.
Deputeti i PDK-së thotë se edhe nëse opozita mbet jashtë institucioneve do të hy prap.
“Kurti e ka parasysh që me hy në zgjedhje mundët edhe me i humb, por edhe me i fituar se të dyja janë të mundura, por meqenëse ka kaq shumë siklet për opozitën mos po mbetët jashtë institucioneve atëherë le t’ia plotëson dëshirën le të jap dorëheqje dhe të shkojmë në zgjedhje. Edhe nëse mbetët jashtë institucioneve opozita do të përpjekët të hy. Ai si Nostradamusi po sheh ëndrra të këqija”, theksoi Haliti për Front Online.