Këngëtari i mirënjohur dhe ish – luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halit Gashi i ka kushtuar një këngë veprimtarit të çështjes kombëtare, Haki Morinës, shkruan Fokusi.info.
Haki Morina, i cili garon për deputet në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me nr. 85 ka deklaruar se nuk është ithtar i mendimit që për së gjalli ti këndohet njeriut, por pasi jemi në fushatë elektorale e tolerova këtë veprim befasues të shokut tim të ngushtë, luftëtarit të dalluar të UÇK-së, këngëtarit të njohur të këngëve patriotike z. Halit Gashi, i cili më dhuroj sot këtë këngë që ma kushton mua”.
Postimi i plotë:
“Nuk jam ithtar i mendimit që për së gjalli ti këndohet njeriut, por pasi jemi në fushatë elektorale e tolerova këtë veprim befasues të shokut tim të ngushtë, luftëtarit të dalluar të UÇK-së, këngëtarit të njohur të këngëve patriotike z. Halit Gashi, i cili më dhuroj sot këtë këngë që ma kushton mua.
Respekt për këngëtarin Halit Gashi, autorin e tekstit Islam Morina dhe producentin Betim Ukaj.