Halimi: Vullneti i mitrovicasve u pasqyrua në Exit Poll, nënkuptohet se Ariani ka fituar

Fisnik Halimi nga PIPOS sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli për balotazhin që u zhvillua dje në 18 komuna të vendit, ku për Mitrovicën tha se është devijuar vullneti qytetarë.

Ai u shpreh se vullneti i mitrovicasve është pasqyrua në Exit Poll dhe tha se kjo nënkupton se kandidati i PDK-së, Arian Tahiri ka fituar.

“Për Mitrovicën është njëfarë historie me manipulime të votave. Po flasim për qendrën rajonale më të varfër në Kosovë, e cila historikisht ka shfaqur probleme, ku vullneti qytetarë është devijuar me intervenime qoftë të dhunës, qoftë të joshjes”.

“Votat në Mitrovicë jo domossdoshmërisht janë vjedhur në kuti, nëse vërtetohet, në Mitrovicë është devijuar vullneti qytetarë jashtë kutive, unë para kësaj rri karshi”.

“Vullneti popullor i qytetarëve të Mitrovicës është pasqyruar besnikërisht në rezultatet që i kemi shpallur ne mbrëmë këtu. Jap zotim publik që në Exit Poll-in tonë është pasqyruar vullneti i qytetarëve të Mitrovicës”.

“Vullneti i qytetarëve të Mitrovicës është pasqyruar në Exit Poll, që nënkupton që Ariani ka fituar, mirëpo për ta vërtetuar fitoren duhet Memli Krasniqi, Vlora Çitaku, Arian Tahiri, Bedri Hamza, të cilëve u takon fitorja, jo unë, unë s’ua kam dërguar as s’ua kam marrë fitoren”, u shpreh ai.