Humanisti, Halil Kastrati, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Prizrenit për ndërtimin e 30 shtëpive për familjet nevojtare.
Në këtë takim së bashku me Kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, u diskutua edhe për kuzhinën, e cila funksionon qe tetë vite në në këtë vend ku ushqehen çdo ditë 310 persona.
Kastrati dhe Haskuka biseduan edhe për nevojën e madhe të një parcele ku do të ndërtohet selia qendrore e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.
Përndryshe me këtë memorandum bashkëpunimi arrin në 50 numri i shtëpive në Komunën e Prizrenit në bashkëfinancim me Komunën, ku për secilën familje komuna participon me shumën prej 5 mijë eurove dhe pjesën tjetër bamirësit përmes shoqatës, njofton Halil Kastrati.