Hakmarrja e Vinicius; shënon, eliminon Pep-in dhe feston duke kujtuar talljen e tifozëve të City

“Oasis” u bë slogani i “Topit të Artë” të Rodrit… Vinicius Junior nuk e ka harruar koreografinë që tifozët e City i dedikuan, kur më 2024 mesfushori spanjoll u shpall lojtari më i mirë në botë, pikërisht në dëm të tij. Një vendim që nuk i pëlqeu aspak Vinit, por as Real Madridit, që vendosi ta bojkotonte ceremoninë në shenjë proteste.

Dhe tifozët “citizens”, në rastin e parë, e thumbuan brazilianin. “Stop crying your heart out” (“ndalo së qari me gjithë shpirt”) shkruhej në banderolën gjigante, me Rodrin që puthte “Topin e Artë”. Një provokim që Vini nuk e harroi. Numri 7 i “Los Blancos”, pasi i dha mbrëmë avantazhin ekipit duke “vulosur” kualifikimin, festoi para tifozëve të City duke i qetësuar me gjeste dhe më pas imituar lotët.

Skena u përsërit edhe në pjesën e dytë, kur shënoi golin e dytë (më pas i anuluar për pozicion jashtë loje). Braziliani u kthye me provokim duke treguar emrin e tij drejt anglezëve. Ky reagim bëri që edhe Donnarumma t’i dilte përballë ashpër.

Dopieta u shty vetëm pak minuta, por këtë herë festa nuk ishte provokuese. Me këtë dopietë, Vinicius shkon në 4 gola dhe 5 asistime në 12 ndeshje ndaj Guardiolës dhe skuadrave të tij. Ndoshta ta provokonin nuk ishte zgjedhja më e mirë…

The post Hakmarrja e Vinicius; shënon, eliminon Pep-in dhe feston duke kujtuar talljen e tifozëve të City appeared first on Telesport.