Hakimi dërgohet në gjyq për pë*dhunim: Procesi do të tregojë se gjithçka është e rreme

Achraf Hakimi, mbrojtësi i PSG, është dërguar në gjyq me akuzën e përdhunimit. Sipas prokurorisë së Nanterres, ai akuzohet se ka përdhunuar një vajzë në vitin 2023. Hakimi i ka mohuar gjithmonë akuzat, duke e cilësuar rastin si një shantazh për përfitime ekonomike.

“Mjafton një akuzë për përdhunim për të nisur një proces, edhe pse unë e mohoj dhe gjithçka tregon se është e rreme, – shkroi lojtari në profilin e tij “X”. – E pres me qetësi këtë proces, që do të lejojë që e vërteta të dalë në publik”.

The post Hakimi dërgohet në gjyq për pë*dhunim: Procesi do të tregojë se gjithçka është e rreme appeared first on Telesport.