Hajrulla Çekut s’i intereson për Ligj: Emëron ‘krye n’vete’ Këshillin Drejtues të Teatrit

Ministri në dorëheqje, Hajrulla Çeku, ka nënshkruar vendim të jashtligjshëm me emërimin e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtarë të Kosovës.

Periskopi ka siguruar një vendim të datës 07.05.2025, ku ministri në dorëheqje i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ku ka emëruar këta anëtarë për këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës:
Rajmonda Ahmetaj, Visare Aliu, Shkurte Aliu, Vlora Merovci, Gresa Pallaska, Molikë Maxhuni dhe Donika Gashi.

 

 

Në këtë vendim thuhet se ky Këshill ka mandat deri në funksionalizimin e Këshillit Kombëtar të Arteve dhe është përgjegjës të ushtroj të gjitha kompetencat e përcaktuara në bazë të legjislacionit në fuqi.

Megjithatë, ministri në dorëheqje, Hajrulla Çeku, ka shkelur Ligjin për Qeverinë i cili parasheh se, nëse një anëtar i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të ekzekutivit para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Neni 31 i këtij Ligji tregon edhe për kufizimet e Qeverisë në dorëheqje.

Qeveria në dorëheqje kryen vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara me Planin vjetor të punës së Qeverisë dhe me ligjin vjetor për buxhetin, me përjashtim të aktiviteteve në vijim:

 

1.3. Nuk inicion me procedura të reja për emërimin në pozitat publike, për emërimin e të cilave është kompetente në bazë të ligjeve përkatëse si dhe;

1.3.2 Nuk bën propozime dhe nuk inicion emërime të zyrtarëve të lartë për të cilët kërkohet bashkëvendosje me Presidentin e Republikë.