Hajrulla Çeku i cili ka shërbyer si ministër i Kulturës, e ka pranuar detyrën e re si udhëheqës i dikasterit qeveritar të arsimit.
Ai në rrjetet sociale mes tjerash ka shkruar se çdo ditë të shërbimit ndaj arsimit dhe shkencës do ta trajtojë me seriozitet.
“Sot e pranova detyrën e re. E falënderoj ministren e deritanishme, Arbërie Nagavci, për shërbimin ndaj vendit, duke i uruar suksese në detyrën e radhës me shumë përgjegjësi, atë të Kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”
“Çdo ditë të shërbimit tim ndaj arsimit e shkencës do ta trajtoj me seriozitetin më të lartë moral e profesional. Punët e mira të nisura do të vazhdojnë pa hezitim, nismat e reja do të ndërmerren sipas programit të qeverisë së re.Na priftë e mbara!”, shkroi Çeku.










