Hajredin Kuçi paraqitet sot për herë të parë në Hagë, pas aktakuzës

Ish-zëvendëskryeministri Hajdredin Kuçi do të paraqitet në seancën e Hagës, për herë të parë që nga ngritja e aktakuzës ndaj tij, nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ai do të dalë para gjykatës në procesin gjyqësor që po zhvillohet edhe ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Bashkim Smakajt, ish-kryetarit të Malishevës Fadil Fazliu, si dhe ish-luftëtarit të UÇK-së Fadil Fazliu.

Ngjarja nis nga ora 10:00, ndërsa Specialja ka ngritur aktakuzë personave të lartcekur me pretendimin se ata ndikuan në dëshmitarë.