Dy burra janë arrestuar në Mazgit të Obiliqit, nën dyshimin se kishin vjedhur rreth 200 euro në një lokal.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kishin depërtuar me forcë në lokal, ndërsa paratë i kanë vjedhur nga arka.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që më forcë kishin depërtuar në një lokal dhe kishin vjedhur nga arka para rreth 200€. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.










