“Hajna, hajna, qiti 100 mijë euro”, Haki Abazi i drejtohet pushtetit, Zemaj i LDK-së thotë “i ka hangër daja”

Pas fjalimit vjetor të Presidentes Vjosa Osmani në Kuvend, Ndeputeti i pavarur, Haki Abazi i është drejtuar pushtetit duke i quajtur “hajna”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ky reagim i ashpër i Abazit vie pas skandalit me grante në Ministrinë e Bujqësisë të udhëhequr nga Faton Peci.

“Hajna, hajna, qiti 100 mijë euro tash, hajna”, dëgjohet duke thënë Abazi.

Fjalimi me mesazhe të forta i Osmanit në Kuvend: Nga luajtja bixhoz me aleancat, izolimi i vendit e deri tek…
Ndërsa deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ia kthen se ato 100 mijë euro “i ka hangër daja”, referuar këtu vëllait të Fitore Pacollit i cili kishte marrë grant në vlerë 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë.