Nëse sot nuk hapen negociatat, nuk do të ishte për ndonjë dështim të Shqipërisë, apo qeverisë së vendit. Është një çështje që lidhet me dinamikat e brendshme të Evropës dhe mendoj që është e rëndësishme që ta dinë qytetarët e Shqipërisë këtë, deklaroi sot komisionari evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn, pas një takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bruksel.
“Ne e konfirmojmë që Shqipëria i ka përmbushur detyrimet. Kishim një marrëveshje bazuar mbi një vendim unanim të të gjithë vendeve anëtare për 5 prioritetet kyçe, mbi të cilat përpiluam një vlerësim vjet, përsëri këtë vit bëmë një vlerësim dhe rekomanduam këtë vit, njësoj si vitin e kaluar, që të nisin negociatat”, tha Hahn.
“Nëse nuk ndodh sot, sepse është agjenda e Këshillit Evropian, nuk do ishte për ndonjë dështim të Shqipërisë, apo qeverisë së vendit. Është një çështje që lidhet me dinamikat e brendshme të Evropës dhe mendoj që është e rëndësishme që ta dinë qytetarët e Shqipërisë këtë”, u shpreh ai, shkruan insajderi.