Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ka marrë pjesë Presidenti Hashim Thaçi, i cili është takuar me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.
Kështu Hahn pas këtij takimi ka shpërndarë një fotografi së bashku me Thaçin, ku ka thënë se ishte një kënaqësi që të takohesh me presidentin kosovar.
“Ne diskutuam për perspektivën evropiane të Kosovës dhe rrugën përpara në dialogun me Serbinë. Është në interesin gjeopolitik dhe ekonomik të BE-së që të ketë rajonin më afër”, shkruan Hahn në rrjetin social Twitter.