Hadergjonaj pas fitores ndaj Sllovakisë: Tregon karakterin tonë si ekip

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadergjonaj, është shprehur i emocionuar pas fitores 3-4 ndaj Sllovakisë, duke theksuar unitetin dhe karakterin e skuadrës.

“Me i gjetë fjalët e duhura është vështirë. Kjo e tregon karakterin tonë si ekip, jemi krejt bashkë. Kemi një atmosferë shumë të mirë brenda grupit, nuk ka rëndësi kush luan, ka vetëm pozitivitet”, u shpreh ai.

Hadergjonaj vlerësoi kontributin e të gjithë lojtarëve, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

“Secili i ka meritat e veta, të gjithë kanë luftuar si në fushë ashtu edhe jashtë saj. E kemi meritu fitoren ndaj Sllovakisë”, tha mbrojtësi, transmeton Klankosova.tv

Ai foli edhe për ndeshjen e ardhshme, duke theksuar se përballja me Turqinë do të jetë e veçantë për të.

“Ka me qenë speciale ndeshja ndaj Turqisë, pasi që prej gjashtë vitesh luaj atje”, përfundoi Hadergjonaj.