“Të zotëroj Milanin është gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë”, – tha Gerry Cardinale, pronar i klubit kuqezi, në podcastin amerikan “The Varsity”. Ai foli për investimet e tij, veçanërisht te Milani, projektin e stadiumit të ri dhe interesin për futbollin italian, duke shtuar se “konkurrenca e vërtetë nuk janë 19 skuadrat e tjera të Serie A, por Premier League”.
Në 3 vite pronësi të tij, Milani ka pasur fluks pozitiv të parave për herë të parë pas 17 vitesh: “Nuk i mbaj këto para për vete, i ri-investoj në klub. Kemi shpenzuar më shumë se çdo skuadër tjetër e Serie A në merkato. Po ndërtojmë stadiumin tonë të ri për ta transformuar profilin financiar të Milanit dhe barazuar me klubet e Premier League”.
Për konkurrencën: “Serie A është shumë konkurruese, por nuk shpërblehemi ekonomikisht. Premier League ka thuajse katërfishin e të ardhurave televizive krahasuar me ligat e tjera europiane, kjo krijon problem.”
Për stadiumin e ri: “Po bashkëpunojmë me Tim Romani dhe, kur të përfundojë, do ta ndajmë modelin me klubet e tjera të Serie A. Konkurrenca ime reale është Premier League”.
Për stilin “Berlusconi 2.0”: “Dua të inovoj si Berlusconi apo Steinbrenner, por sot gjithçka është më e shtrenjtë. Kur bleva Milanin, e bëra me 3.5 herë të ardhura, krahasuar me 6-7 herë te Manchester City apo Chelsea. Pyetja ime ishte: pse nuk përdoret multipli i fluksit të parave? Përgjigja? Sepse nuk kishte fluks parash”.
Për tregun e futbollit: “Duhet që edhe klubet e tregjeve të vogla të jenë të qëndrueshme. Ekosistemi duhet të jetë i vetëmbajtur, kjo kërkon parashikim për të ardhmen e tregut”.
The post Habit presidenti i Milanit: Rivalët e mi nuk janë 19 klubet e Serie A, por… Premier League appeared first on Telesport.










