Haaland në versionin “killer”, norvegjezi kapërcen rekordin e tij vjetor të golave me kokë

Erling Haaland shënon në çdo mënyrë të imagjinueshme, por në vitin 2025 po shkëlqen veçanërisht me golat me kokë. Me 1.95 m gjatësi dhe fizik të jashtëzakonshëm, ai po bëhet një nga “killer”-at më të mirë ajrorë.

Në dy ndeshjet e fundit me Norvegjinë, që u kualifikua në Botëror falë tij, Haaland shënoi 4 gola dhe arriti 16 gola në këtë fushatë kualifikuese, duke barazuar rekordin europian të Lewandowskit për “Rusia 2018”. Njëri prej këtyre golave, ndaj Estonisë, ishte me kokë, ashtu si kundër Liverpool-it, Monaco, Napolit dhe Evertonit.

Haaland

Më 2025 ai ka realizuar tashmë 10 gola me kokë, duke barazuar statistikat e tij të vitit 2023 dhe dyfishuar shifrën e vitit të kaluar. Në ligat e mëdha, vetëm Harry Kane e kalon (12 gola). Haaland shënon 0.26 gola me kokë për 90 minuta, me më shumë duele ajrore të fituara.

Me 51 gola këtë vit, norvegjezi theu rekordin e tij prej 50 golash më 2023 dhe po lufton me Kane (53) e Mbappé (55) për golashënuesin më të mirë të 2025-s.

Haaland en núemros

The post Haaland në versionin “killer”, norvegjezi kapërcen rekordin e tij vjetor të golave me kokë appeared first on Telesport.