Norvegjia ka arritur një rezultat historik për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, pasi mundi në Oslo 11-1 Moldavinë. Serinë e golave e hapi Myrhe në minutën e 6-të, pas asistit të Haaland. Pastaj ishte radha e sulmuesit të Man. City për të shënuar 3 gola dhe në fund të pjesës së parë, Martin Odegaard shënoi golin e pestë.
Haaland e nisi sërish me gol pjesën e dytë, duke shënuar të gjashtin në minutën e 52-të. Më pas ishte radha e Thelo Aasgaard, mesfushorit që luan për Rangers, për të marrë skenën, duke shënuar tre gola rresht për më pak se 15 minuta. I futur në fushë në minutën e 64-të, gjeti golin tre minuta më pas, në minutat 76′ dhe 78′ shënoi dy gola të tjerë, i fundit me penallti.
Golin e vetëm për moldavët e shënuan norvegjezët. Një minutë pasi ishte futur në fushë, Leo Ostigard kthen topin mbrapsht dhe nuk kuptohet me portierin. Në minutën e 83-të, “makineria” Erling Haaland shënon golin e pestë personal dhe të dhjetin për Norvegjinë. Në fund të takimit, Aasgard shënoi golin e katërt personal dhe të 11-tin për Norvegjinë.
Pas kësaj fitoreje, Norvegjia kryeson Grupin I me 15 piëk në 5 ndeshje dhe lë Italinë në vend të dytë me 9 pikë me 4 ndeshje. “Axurrët” rrezikojnë shumë për kualifikimin në Botëror.
1. Norvegji 15 pikë në 5 ndeshje
2. Itali 9 pikë në 4 ndeshje
3. Izrael 9 pikë në 5 ndeshje
4. Estonia 3 pikë në 5 ndeshje
5. Moldavia 0 pikë në 5 ndeshje
Në grupin H, Austria fitoi sfidën direkte ndaj Bosnjes për vendin e parë, me rezultatin 1-2 në sfidën e luajtur në Zenica. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Sabitze zhbllokoi rezultatin në minutën e 49-të, Dzeko barazoi një minutë më pas. Konrad Laimer shënoi golin e fitores në minutën e 65-të.
Në sfidën tjetër të këtij grupi, Romania edhe pse ishte në avantazh të dyfishtë nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Qipros në Nicosia.
Situata në grupin H:
1. Bosnja 12 pikë në 5 ndeshje
2. Austria 12 pikë në 4 ndeshje
3. Romania 7 pikë në 5 ndeshje
4. Qipro 4 pikë në 5 ndeshje
5. San marino 0 pikë në 5 ndeshje
The post Haaland “monstër”, Norvegjia fiton 11-1 dhe “tmerron” Italinë. Austria fiton sfidën direkte (video) appeared first on Telesport.