Haaland futet “jerm” pas mesnate në rrjetet sociale: Më shqetëson, kështu nuk mund të fle…

Erling Haaland ka qenë në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo prej golave të tij. Sulmuesi i Manchester City, i grumbulluar me Norvegjinë për ndeshjet ndaj Finlandës dhe Moldavisë, shkroi pas mesnate në Snapchat: “Ngrije zërin, ngrije, Bryne FK (duke iu referuar ish-klubit të tij). Çfarë dreqin po ndodh”.

Shumë tifozë e kritikuan jo për përmbajtjen, por orën e postimit, pasi kombëtarja luajti të enjten në orën 18:00 dhe lojtari duhej të ishte i pushuar. Haaland u mbrojt duke thënë: “Po, duhet të isha, por në klubin tim të vjetër ka kaos dhe kjo më shqetëson, ndaj nuk mund të fle”.

Një reagim që ka bërë bujë në rrjetet sociale, duke treguar anën e tij emocionale dhe lidhjen e fortë me klubin ku nisi karrierën.

 

 

The post Haaland futet “jerm” pas mesnate në rrjetet sociale: Më shqetëson, kështu nuk mund të fle… appeared first on Telesport.