Erling Haaland shënoi golin vendimtar në fitoren 1-0 të Manchester City ndaj Brentford në Premier League, duke arritur golin e 18-të sezonal dhe konfirmuar formën e jashtëzakonshme. Sulmuesi norvegjez foli pas ndeshjes për ndikimin e të bërit baba, pas lindjes së djalit me Isabel Haugseng Johansen në fund të vitit 2024, çka e ka përmirësuar jo vetëm si njeri, por edhe si futbollist.
Haaland tha me buzëqeshje: “Të bërit baba më ka bërë edhe më të mirë. Kur jam në shtëpi nuk mendoj më për futbollin. Si i ri mendon për gjithçka e për asgjë, shqetësohesh për disa gjëra. Tani shkëputem totalisht dhe relaksohem, duhet të falënderoj djalin tim për këtë”.
Bomberi i lindur më 2000 ka shënuar 9 gola në 7 ndeshje të Premier League, 12 gola në 9 ndeshje sezonale në të gjitha kompeticionet, 6 gola në 2 paraqitje me kombëtaren. Ai kujtoi momentin kyç në ndeshjen ndaj Brentford: “Para ndeshjes isha pak i lodhur. Kur hyra në fushë mendova: Do të jetë e vështirë… Pas 10 sekondash kundërshtari më shtyu, kjo më motivoi për golin. I jam mirënjohës atij për këtë energji”.
The post Haaland është shkatërrues, më shumë se një gol për çdo ndeshje: Tani jam baba, edhe sulmues më i mirë appeared first on Telesport.










