Erling Haaland, i intervistuar në “The Rest is Football”, foli hapur për kritikat që merr shpesh mbi golat e tij. “A të lodh kur të thonë: shiko, ka shënuar sërish një gol duke e shtyrë topin. Askush nuk sheh kilometrat që vrapon”, – e pyetën Lineker dhe Shearer. Përgjigjja e norvegjezit ishte e qartë: “Më pëlqen që më thonë se shënoj gola duke e shtyrë topin, sepse do të thotë që e bëj mirë punën time”.
Për objektivat personalë shtoi: “Nëse shënoj 20 gola dhe City fiton kampionatin, është një sezon i mirë. Nëse shënoj 30 gola, është sezon shumë i mirë. 35 gola do të ishte i mrekullueshëm”. Ai tha se është i vendosur në qëllime: “Edhe nëse shënoj 5 gola në një ndeshje, nuk dua të zëvendësohem. Dua të shënoj të gjashtin”.
Haaland konfirmoi angazhimin me City: “Dua të jem pjesë e kësaj skuadre. Jam i qetë, i lumtur dhe i përqendruar. Anglia është shtëpia e futbollit dhe vendi më i mirë për të luajtur”. Haaland sqaroi se zgjedhja e Manchester City nuk lidhej vetëm me Guardiolën: “Është një këshillë që ma jepte babai im prej kohësh, sepse në botën moderne nuk i dihet kurrë. Gjithsesi, Pep ishte një arsye shumë e rëndësishme për të ardhur te City”.
Për trajnerin katalanas shtoi: “Është një lloj gjeniu dhe punon shumë fort, më shumë se kushdo tjetër. Vjen i pari në klub dhe largohet i fundit”. Norvegjezi e kishte të qartë se pas Gjermanisë, destinacioni do të ishte Premier League, kampionati më konkurrues dhe më i ndjekuri në Norvegji: “Newcastle është vetëm një orë larg me avion. Mora një telefonatë nga Pep, më tha se do të luanim futboll të bukur dhe do të shënoja shumë gola”.
Ai pranoi se jashtë fushe nuk e ndjek atë që shkruhet për të, ndërsa në të ardhmen synon t’iu rikthehet pasioneve të tjera sportive që kishte në fëmijëri: “Kur isha 13 vjeç, luaja golf, hendboll, apo edhe dekatlon. Nëna ime e bënte këtë”.
The post Haaland: Edhe po kam shënuar 5 gola në një ndeshje, s’dua të zëvendësohem. Synoj të gjashtin appeared first on Telesport.











