Që nga mbërritja tek Arsenali, Viktor Gyökeres nuk po shfaq të njëjtat statistika mbresëlënëse që pati në dy sezonet me Sportingun e Lisbonës. Fituesi i trofeut “Gerd Müller 2025” ka shënuar vetëm 6 gola këtë sezon me “Topçinjtë”, prej të cilëve 4 në Premier League, në 18 ndeshje gjithsej. 2 golat e tjerë kanë ardhur në Champions League.
Në prag të ndeshjes ndaj Wolverhampton, trajneri Mikel Arteta kërkoi durim: “Është një kampionat ndryshe, me kërkesa të tjera. Nuk e kishte bërë përgatitjen parasezonale dhe tani po gjen ritmin. Lëreni të qetë”.
I rikthyer nga dëmtimi më 30 nëntor kundër Chelsea, “Kanibali”, siç quhej në Portugali, nuk ka shënuar më. Megjithatë Arteta mbetet optimist: “Është në një moment shumë pozitiv fizikisht; tani duhet të fillojë të konkretizojë rastet që krijon”.
The post Gyökeres larg pritshmërive, Arteta: Lëreni të qetë, tani duhet t’i shfrytëzojë rastet appeared first on Telesport.











