Gyokeres e bën sefte me Arsenal-in, “Topçinjtë” dhurojnë spektakël në finalen e Emirates Cup (video)

Në “Emirates Stadium”, Arsenal po luan ndaj Athletic Bilbao, një ndeshje miqësore për turneun e përvitshëm me emrin “Emirates Cup”. Londinezët e drejtuar nga Mikel Arteta e nisën takimin me këtë formacion zyrtar: Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Calafiori; Zubimendi, Rice, Odegaard; Martinelli, Gyokeres, Saka.

Sytë e të gjithavë janë padyshim te transferimi i bujshëm i kësaj vere, Viktor Gyokeres. Suedezi nuk ka zhgënjyer aspak, duke zhbllokuar rezultatin me golin e tij në minutën e 33-të. Pas një krosimit të bukur nga blerja tjetër e bujshme e kësaj vere për londinezët, Martin Zubimendi, Gyokeres dërgon me një goditje të bukur me kokë topin në rrjetë.

Tre minuta më pas ishte radha e Bukayo Saka, i cili shënoi golin e dytë për vendasit, pas asistit të marrë nga Gabriel Martinelli. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për të zotët e shtëpisë.

SHIKOGOLINGYOKERES

SHIKOGOLINESAKA

The post Gyokeres e bën sefte me Arsenal-in, “Topçinjtë” dhurojnë spektakël në finalen e Emirates Cup (video) appeared first on Telesport.