Suedia dhe Turqia janë dy ekipet e radhës nga Europa që do të luajnë në Kupën e Botës 2026. Turqia fitoi 0-1 në “Fadil Vokrri” ndaj Kosovës, pas golit të Kerem Akturkoglu në fillim të pjesës së dytë.
Suedia vuan shumë ndaj Polonisë, por në fund fiton 3-2. Për nordikët shënuan Anthony Elanga dhe Gustaf Lagerbielke në pjesën e parë. Polonia barazoi dy herë shifrat me Nicola Zaleëski në pjesën e parë dhe Sëiderski në pjesën e dytë.
Suedia shënoi golin e fitores në minutën e 88-të me Viktor Gyokeres, pas disa tentativave rresht dhe shtyllës, ishte sulmuesi i Arsenalit që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme brenda zonës.
Ashtu siç pritej, ndodhi. Italia vuan shumë në transfertën në Senica ndaj Bosnje-Hercegovinës. Koha e rregullt është mbyllur në barazim 1-1. “Axurrët” gjetën të parët avantazhin pas golit të Moise Kean në minutën e 15-të, i cili shenoi me një goditje të bukur me të djathtën nga jashtë zonës, pas asistit të Nicolo Barella. Në minutën e 41-të, Italia mbetet me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Alessandro Bastonit, për faullin ndaj Memic.
Në minutën e 79-të, i sapofuturi në fushë Haris Tabaković barazon shifrat. Koha e rregullt mbyllet 1-1.
I njëjti rezultat edhe në Pragë, në sfidën mes Rep. Çeke dhe Danimarkës. Vendasit gjetën të parët avantazhin, pas golit të Pavel Sulc në minutën e 3-të, mesfushori shënoi me një goditje fantastike nga kufijtë e zonës së rreptësisë. Danezët barazuan shifrat me Joachim Andersen në minutën e 73-të.
The post Gyokeres dërgon Suedinë në Botëror, Italia digjet në fund dhe shkon në shtesë. Barazim edhe në Pragë appeared first on Telesport.










