GYOKEREEEEEEES! Suedezi “zhgënjen” tifozët kundërshtarë dhe shënon golin e parë me Arsenal (video)

Viktor Gyokeres ka shënuar golin e parë me fanellën e Arsenal, në ndeshjen e tij të dytë për londinezët. Arsenal po fiton 3-0 në “Emirates” ndaj Leeds. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për ekipin e drejtuar nga Mikel Arteta pas golave të Jurrien Timber 34′ dhe Bukayo Saka 45+1.

Në fillim të pjesës së dytë, Viktor Gyokeres pas mori një top nga Calafiori, depërtoi bukur nga krahu brenda në zonë, kaloi mbrojtësit kundërshtarë dhe dërgoi topin në rrjetë. Një gol shumë i bukur nga suedezi.

Kujtojmë që për të pati “kritika” të shumta nga tifozët kundërshtarë, pasi nuk arriti të shënonte në ndeshjen e parë ndaj Man. United, por e bëri në sfidën e sotme, e dyta për të në Premier League.

SHIKOGOLINEGYOKERES

The post GYOKEREEEEEEES! Suedezi “zhgënjen” tifozët kundërshtarë dhe shënon golin e parë me Arsenal (video) appeared first on Telesport.