Gvardiol vlerëson triumfin në Bernabeu: Ndaj Real motivim shtesë, kjo është arsyeja pse luajmë futboll

Manchester City fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Real Madrid në ndeshjen e raundit të gjashtë të Champions League, takim i luajtur në “Bernabeu”.

Një nga protagonistët e këtij suksesi ishte mbrojtësi Josko Gvardiol. Ai foli se atmosfera në këtë stadium dhe presioni nuk janë një problem për të dhe shokët e tij të skuadrës.

Kur luan ndeshje të tilla ka një motivim shtesë. Kjo është arsyeja pse luajmë futboll. Gjithmonë duam të luajmë dhe fitojmë kundër më të mirëve. Kjo fitore ndaj Real Madrid ka shumë rëndësi për ne”, tha Gvardiol.

Ai e vlerëson shumë suksesin: “Po rikthehemi në rrugën e duhur. Po bëjmë shumë mirë në Premier League, por tani edhe në Champions League dhe duam të sigurojmë kualifikimin direkt në fazën tjetër”.

The post Gvardiol vlerëson triumfin në Bernabeu: Ndaj Real motivim shtesë, kjo është arsyeja pse luajmë futboll appeared first on Telesport.