Tema e shkarkimit të Xabi Alonsos vazhdon të dominojë te Real Madridi. Legjenda e klubit, Guti, foli për DAZN, duke shprehur mendimin se vendimi i klubit nuk erdhi aq për shkak të rezultateve, sa për pakënaqësi të mundshme brenda dhomës së zhveshjes, për të cilat flitej prej kohësh:
“Unë nuk e kam përjetuar përditshmërinë e dhomës së zhveshjes me Xabi Alonso. Megjithatë, është e vërtetë se kur një dhomë zhveshjeje nuk ndihet rehat dhe nuk është e kënaqur me trajnerin, kjo shihet qartë, jo vetëm në stërvitje, por edhe në ndeshje. Mendoj se ky ka qenë shkaku i shkarkimit të tij në këtë moment”.
Ai shtoi se nuk ishte çështje loje: “Pashë një të dhënë sipas së cilës Flick kishte të njëjtat rezultate si Xabi Alonso në 34 ndeshjet e para. Kjo tregon se ecuria nuk ishte e keqe, por kishte shumë zëra për vështirësi përshtatjeje për shkak të dhomës së zhveshjes”.
Për Arbeloa: “Është një enigmë, por edhe Zidane ishte i tillë. Reali e njeh mirë sepse ka punuar gjatë në akademinë e klubit. Nëse i dha këtë përgjegjësi, do të thotë se beson tek ai”.
The post Guti për shkarkimin e Xabi Alonsos: Shkak nuk ishin rezultatet, as loja, por… appeared first on Telesport.










