Gucati: Fajin për veteranët e rrejshëm e kanë edhe politikanët
Kryetari i organizatës së veteranëve të luftës, Hysni Gucati, ka thënë se fajin për veteranët e rrejshëm e kanë edhe politikanët dhe jo vetëm komandantët.
Sipas tij, një pjesë e politikanëve është dashur të paraqiten në Gjykatë në rastin e veteranëve.
“Është mirë të ndahet shapi prej sheqeri. Në frymën e kësaj nuk kanë faj vetëm komandantët, por edhe politika është dashur të thirren edhe liderët e partive të ndryshme ta ndajnë fajin bashkë me komandantët. Unë nuk flas me emra, por politika i ka fajet edhe ata është dashur të jenë këtu sot bashkë me komandantë”, ka thënë Gucati.